Momenti prekës kur vajza e rrëmbyer para 25 vitesh ribashkohet me prindërit e saj

27/02/2020 22:39

Një vajzë amerikane, e cila u rrëmbye gjatë lindjes në vendlindjen e saj në Rumani, është ribashkuar me familjen e saj pas 25 vitesh. Belle Barbu lindi në një familje të varfër rumune, ata u informuan nga mjekë të rremë se vajza e tyre e vogël, kishte lindur me probleme kardiake.

Të shqetësuar, prindërit e dërguan vajzën në spital për t’iu nënshtruar mjekimeve më të thelluara, por disa ditë më vonë ata morën lajmin e hidhur se e bija e porsalindur kishte ndërruar jetë. Por në të vërtetë Belle ishte rrëmbyer dhe më pas dërguar në një jetimore të trafikimit njerëzor. Për ta birësuar, një familje amerikane, pagoi një shifër shumë të majme parash në drejtim të rrëmbyesve. Tashmë, në moshën 25 vjeçare, ajo më në fund është ribashkuar me prindërit e saj biologjikë, një ribashkim ky i shoqëruar me lot nga të dyja palët.

Ribashkimi u bë i mundur nga një mik i Belle, i cili po ashtu ishte i birësuar nga Rumania. Ai ndau rezultatet e ADN-së në një grup në Facebook të krijuar enkas për t’i ardhur në ndihmë fëmijëve e birësuar nga Rumania, që të gjenin anëtarët e tyre të familjes. Grupi deri më tani ka pasur më shumë se 500 histori që janë mbyllur me sukses, ndërsa për rastin e Belle u nevojitën vetëm 48 orë që ajo të mësonte se kush ishin prindërit e saj biologjik. Sakaq, familja e bashkuar ka realizuar disa foto së bashku dhe ne vendosëm që t’i ndanim ato me ju.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA