Kina thotë se nuk do të dërgojë ‘ushtrinë e patave’ në Pakistan për të luftuar karkalecat

27/02/2020 16:07

Akademikët në Pekin kanë mohuar sot lajmet se Kina do të dërgojë 100,000 pata në Pakistan për të luftuar përhapjen masive të karkalecave.

Disa media lokale thanë më herët se 100,000 pata do të dërgohen nga provinca kineze Zhejiang në Pakistan për të luftuar pushtimin e rëndë të lokustëve, por duket se lajmi ishte vetëm për tërheqjen e 520 milionë shikimeve e mijëra komenteve në rrjetin social kinez Weibo.

Kina është njohur për dislokimin e patave, të cilët përfshijnë në dietën e tyre dhe insektet, për të luftuar një pushtim të ngjashëm dy dekada më parë në veriperëndim të Xinjiang, me rezultatet relativisht të suksesshme.

Por megjithë mbështetjen për idenë dhe meme-t e patave në internet, Zhang Long, profesor i universitetit bujqësor të Kinës u tha gazetarëve në Pakistan se përdorimi i patave nuk është i përshtatshëm për kushtet e atjeshme.

“Patat kërkojnë shumë ujë, por në shkretëtirat e Pakistanit temperatura është shumë e lartë,” tha Zhang gjatë vizitës së delegacionit kinez për çështjen në jug të vendit aziatik, duke rekomanduar pesticidet kimike ose biologjike.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel