Të paktën 20 persona janë vënë nën hetim në Itali nga krimi financiar. Sipas mediave italiane këto persona duke përfituar nga situatat e krijuar ne vend shisnin maska me një çmim marramendës që arrinte vlerën e 5 mijë eurove.
Autoritetet financiare italiane pas verifikimeve kanë identifikuar 20 persona të cilët kryenin këtë shkelje në rajonet Liguria, Lombardi, Marche, Campania e Calabria ndërsa ndaj tyre tashmë rëndon akuza për mashtrim tregtar.
Ata kishin gjetur një mashtrim për të përfituar nga blerësit, ku në çdo maskë filtrimi ishte me simbolin “Claims” që sipas tyre garantonin mbrojtjen totale nga kronavirus.
Ndërkohë aksioni vijon në të gjithë Italinë për të parandaluar ngjarje të tilla. Deri më tani koronavirusi ka vrarë 17 viktima ndërsa janë infetkuar me virusin vdekjeprurës mbi 650 të tjerë.
Top Channel