Vajza që qeshte me bombat shpëtoi. Familja ikën nga Siria në Turqi

26/02/2020 17:28
Selva kater vjec me nje aeroplan loder sapo familja e saj mberiti ne Turqi duke u larguar nga qyteti sirian i Idlibit ku kishte bombardime cdo dite.

Historia e vajzës që qeshte kur shpërthenin bombat të Siri, në një lojë të krijuar enkas për të nga i ati, ka një fund të lumtur. Selva e vogël do të ketë një jetë të re, pa bomba, në Turqi. Ajo ka bërë gati valixhet me të ëmën dhe të atin dhe ka kaluar kufirin turk, për të nisur atje një jetë të re, pa gjëmime.

“Faleminderit Zotit ne jemi të sigurtë këtu. Por, mendja jonë është atje. Sepse atje brenda ka shumë njerëz që janë në uri, në të ftohtë dhe nën bombardime. Autoritetet turke kontaktuan me mua dhe na morën në Turqi”, tha Muhammed

Vogëlushja 4-vjeçare Selva me të cilën babai i saj luajne “lojën e luftës” për të mos u trembur nga bombardimet në Idlib, mbërriti pranë të afërmve në Turqi bashkë me familjen e saj por këtë herë me një lumturi që shprehet në fytyrën e saj derisa luan me lodra të vërteta.

Vajza e vogël Selva, babai i saj Abdullah Muhammed dhe anëtarët e tjerë të familjes ishin strehuar në rajonin Sarmada në afërsi të kufirit me Turqinë duke u larguar nga sulmet e regjimit të Asadit dhe mbështestëve të tij. Pasi u filmuan nga gazetarët e Anadolu Agency (AA) lidhur me historinë e tyre që të rikujton filmin “Jeta është e bukur” (Life is beautiful) vogëlushja bashkë me familjen e saj mbërriti dje në Turqi nëpërmjet pikës kufitare Cilvegözü.

Pas një kohe të gjatë që nuk ishin takuar, familja u çmall me të afërmit e tyre që i pritën në rajonin Reyhanlı të Turqisë.

Familja e cila do të qëndrojë për një kohë pranë familjarëve këtu, edhe pse larg vendit të tyre ata janë të lumtur për shkak se do të fillojnë një jetë të re në paqe dhe qetësi.

Babai Abdullah Muhammed në një prononcim për AA tha se e ndiejnë veten të sigurtë për shkak se ndodhen në territorin e Turqisë.

“Faleminderit Zotit ne jemi të sigurtë këtu. Por, mendja jonë është atje. Sepse atje brenda ka shumë njerëz që janë në uri, në të ftohtë dhe nën bombardime. Autoritetet turke kontaktuan me mua dhe na morën në Turqi. U jam shumë mirënjohës. Shpreh falënderimet e mia ndaj Turqisë e cila prej 9 vitesh ka qëndruar pranë nesh”, tha Muhammed duke shtuar se po përjetojnë një ndjenjë ndryshe.

Pasi theksoi se u janë mirënjohës gjithashtu edhe presidentit Recep Tayyip Erdoğan dhe ministrit të Brendshëm, Süleyman Soylu, babai sirian Muhammed shpjegoi se në Siri kanë kaluar ditë shumë të vështira.

“Vajza ime të jetojë si fëmijët e tjerë”

“Në Turqi do të fillojmë një jetë të re”, tha Muhammed duke shtuar se “Ne atje kemi qëndruar për 9 vite nën sulmet dhe bombardimet e avionëve. Fatmirësisht këtu nuk ka as zëra të bombave as të avionëve, ka vetëm zëra të zogjve. Në vend të bombave dëgjojmë zërat e zogjve. Problemi ynë i vetëm kur ndodheshim në Siri ishte të gjenim një pikë të sigurtë. Ndërkohë që tani jemi të sigurtë. Dëshiroj që Selva të jetojë këtu si fëmijët e tjerë dhe të arsimohet. Shpreh edhe njëherë shumë falenderime ndaj Turqisë”.

Ndërkohë që edhe Recai Çapur, i afërmi i familjes në Turqi që ka ardhur për t’i marrë ka bërë të ditur se me Abdullah Muhammed nuk janë takuar që prej 8 vitesh dhe se gjatë kësaj periudhe janë përpjekur të bisedojnë në telefon. “E telefonova së fundmi kur shikova videon e tij në internet. Më tha se këtë lojë e ka shpikur në mënyrë që vajza e vogël të mos frikësohej. Tani ata janë në Turqi, shpreh falënderimet e mia për presidentin tonë dhe ministrin e Brendshëm”, tha ai.

Luanin “lojën e luftës” që vogëlushja të mos frikësohej

Vajza e vogël Selva dhe anëtarët e tjerë të familjes ishin strehuar në rajonin Sarmada në afërsi të kufirit me Turqinë pasi ishin larguar nga sulmet e regjimit të Asadit dhe mbështestëve të tij. Ekipi i AA-së më 18 shkurt kontaktoi me familjen në Idlib ku dhe filmuan “lojën e luftës” që babai i kishte mësuar vogëlushes për t’u mos u frikësuar nga zërat e avionëve dhe bombardimeve.

Babai Muhammed dhe vajza e tij përpara kamerave paraqitën lojën e tyre edhe gjatë filmimit të pamjeve nga AA pasi në ato momente në kodrat përballë ishte kryer një sulm ajror.

Ky përjetim i vogëlushes Selva dhe babait të saj të rikujton filmin “Jeta është e bukur” (Life is beautiful) në të cilin reflektohet tema se lufta është një lojë, nga një baba hebre bashkë me djalin e tij që po dërgoheshin në kampet e përqendrimit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në film babai i thotë djalit të tij se do të fitojë një tank të vërtetë nëse përfundon lojën me sukses.

Ja video qe tronditi:

FOTO GALERI
3/7
Selva ne banesen e saj ne Idilb, Siri

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA