Prangosën 18-vjeçarin teksa po vdiste prej plagëve të thikës, dy policë në Angli hetohen për sjellje të rëndë pas arrestimit
Forcat turke të sigurisë sot kanë arrestuar së paku 55 trafikantë të dyshuar të qenieve njerëzore gjatë operacioneve në provincën e Egjeut, Izmir të Turqisë.
Policia arrestoi 55 të dyshuar pasi prokurorët lëshuan fletë-arrest për 104 persona, të cilët dyshohet se janë anëtarë të një organizate kriminale e cila organizon vendkalime të paligjshme përtej detit Egje, theksuan burimet anonime.
Policia kreu operacione paralele në 12 provinca për të kapur të dyshuarit e përfshirë në kontrabandë migrantësh në të gjithë Egjeun. Forcat e sigurisë vazhdojnë të kërkojnë të dyshuarit e mbetur. Turqia ka qenë një pikë kryesore tranzitore për migrantët e parregullt që synojnë të kalojnë në Evropë për të filluar jetë të re, veçanërisht ata që arratisen nga lufta dhe persekutimi./AA
Top Channel