S’përmbahet motra e 9-vjeçarit që kërkonte të vetëvritej: Në djall ata që të tallin dhe të urrejnë

26/02/2020 16:07

Videoja e 9-vjeçarit australian i cili vuan nga nanizmi, teksa i kërkonte nënës së tij një litar që të vetëvritej pasi shokët e shkollës e tallnin, ka bërë xhiron e botës.

Fill pas videos, shumë persona të famshëm (ose jo) janë solidarizuar me djalin e vogël dhe i kanë ofruar mbështetje. Madje në rrjete sociale ka nisur dhe një fushatë solidarizuese në formë mbështetëse për të.

Së fundmi 9-vjeçarit i ka dalë në mbrojtje motra e tij, Guyala. Bukuroshja është një modele dhe në profilin e saj në “Instagram” ndiqet nga më shumë se 20 mijë ndjekës. Guyala është mjaft aktive në rrjet dhe shpesh shihet teksa poston foto me vëllanë e saj, Quaden. Foton e fundit të postuar ajo ia ka dedikuar plotësisht atij.

“Në djall ata që tallin dhe urrejnë! Ti je fëmija më i zgjuar, më i fortë dhe më i ëmbël që njoh! Ti nuk je vetëm, ne jemi këtu për ty vëllaçko”, shkruan Guyala.

FOTO GALERI
11/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA