
Olympiacosi do të udhëtojë drejt Londrës ku të enjten do të tentojë përmbysjen e madhe ndaj Arsenalit në raundin e 1/16 të Europa League. Skuadra greke do të ketë një forcë më shumë në këtë sfidë ku e pret një mision shumë i vështirë.
Ditën e sotme, Olimpiacos ka zyrtarizuar edhe listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen ndaj topçinjve. Ajo që bie në sy është ftesa për në ekipin e parë të Emiliano Bullarit.
Sulmuesi i Shpresave kuqezi është pjesë e ekipit të rinjve të Olimpiacos, por me paraqitjet e tij ka bindur dhe tashmë ka fituar hapësira në ekipin A.
Në fakt, 18-vjeçari pritej të ishte prezent që në ndeshjen e parë, megjithatë mundësia është shfaqur sërish dhe Bullari do shpresoj të ketë minuta në dispozicion.
Top Channel