Miku i ngushtë iu vra gjatë dasmës, arrestohet dhëndri sepse fshehu filmimet e kamerave

26/02/2020 14:36

Një burrë është arrestuar si bashkëpunëtor në lidhje me vrasjen e mikut më të mirë gjatë dasmës së tij në vitin 2018, pasi akuzohet se ka fshehur pamjet e regjistruara nga kamera e sigurisë në momentin që ka ndodhur krimi.

Christopher Jerome Sterling, 43 vjeç është arrestuar dhe akuzohet për pengim të drejtësisë dhe fshehje të provave. Miku i Chris, Byron Jenkins, 36 vjeç vdiq pas të shtënave që ndodhën në dasmë. Gjithashtu një vajzë 23-vjeçare mbeti e plagosur në pjesën e shpatullës, por jashtë rrezikut për jetën.

Sipas raportimeve të policisë, 43-vjeçari po organizonte festën e martesës në “Sterling Detail Shop”, kur incidenti ndodhi rreth orës tre të mëngjesit sipas orës lokale, shkruajnë mediat e huaja.  Asokohe, dhëndri Chris i ka thënë policisë se sistemi i kamerave të sigurisë nuk ka funksionuar në kohën që ka ndodhur ngjarja. Ai gjithashtu mësohet të ketë thënë se nuk e ka parë sesi ndodhi konflikti.

Në lidhje me këtë ngjarje, policia mori në pyetje më shumë se 18 persona të pranishëm në ceremoni, por ata mësuan në lidhje me funksionimin e kamerave në momentin e ngjarjes, vetëm me anë të një mesazhi anonim. Policia ka bërë të mundur 18 muaj pasi ngjarja ka ndodhur sigurimin e pamjeve të të ndjerit, pak minuta përpara se të qëllohej. Ndërkohë policia ende nuk e ka zbuluar se kush e ka kryer vrasjen dhe ende është në kërkim të tij, shkruajnë mediat e huaja.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA