Kritika të ashpra për policin në Florida që vë në pranga 6-vjeçaren

26/02/2020 16:27

Zemëratë e gjerë është shprehur në rrjetet sociale teksa pamjet e kameras të trupit tregojnë një oficer policie në Florida që arreston duke vënë në pranga një nxënëse të klasës së parë pasi nuk ishte sjellë mirë në shkollë.

Polici duket që shoqëron në makinën e policisë gjashtë-vjeçaren Kaia Rolle pasi “ishte sjellë keq” në shkollën e saj në Orlando dhje kishte goditur me shkelm një anëtar të stafit.

Kur policia erdhi në shkollën Lucious & Emma Nixon ajo ishte qetësuar dhe duket që dëgjon e ulur mësuesin. kur shikon policinë dikush i thotë se kanë ardhur për të dhe ajo nis të qajë.

Por kjo nuk e ndalon oficerin të nisë t’i vërë prangat.

“Më ndihmoni ju lutem. Nuk dua të shkoj te makina e policisë,” dëgjiohet ajo që lutet teksa policët e shoqërojnë jashtë.

“Nuk ka zgjidhje tjetër”, thotë oficeri.

“Të lutem më jep një shans të dytë,” thotë ajo duke qarë.

Një prej policëve më vonë u shkarkuar pasi kishte bërë shkelje të ëndë të rregullave .

Familja e gjashtë-vjeçares publikoi pamjet në media.
Policia e Orlando tha se një prind ose mbikqyrës duhet të jetë prezent për arrestimin e një fëmijë më të vogël se 12 vjeç.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA