Kapet vrasësi i studentes, shkoi në funeralin e saj me gërvishtjet e përleshjes

26/02/2020 21:36

Një burrë është arrestuar për vrasjen e përdhunimin e një studenteje 20-vjeçare, pasi shkoi në funeralin e saj me shenjat e përleshjes në qafë.
Familjaret dhe miqtë e Marbella Valdez Villarreal dhanë alarmin kur i panjohuri po sillet në mënyrë të çuditshme dhe u afrua për të prekur arkivolin.

Testimet e mëpasshme të ADN-së e identifikuan atë si vrasësin e të resë dhe ndoshta njeriun që e kishte përndjekur dhe ngacmuar vazhdimisht para vdekjes së saj.

Njeriu i njohur vetëm si “Juan” e kishte takuar Marbella në pikën e karburantit ku punonte.

Prokurorët thanë se ai kishte vjedhur çelësat e shtëpisë së saj dy ditë para se ta merrte peng.

Trupi i Marbellas u gjet tre ditë pasi ishte shpallur e humbur më 5 shkurt në El Tecolote, Tijuana, në veriperëndim të Meksikës.

Në ditën e funeralit më 14 shkurt i dyshuari u paraqit me një bluzë ku shkruhej “Ni una mujer mas” (jo më femra).

Vrasja e Marbellas shkaktoi protesta në universitetin e saj, ku kërkohej drejtësi për vdekjes së saj dhe të vajzave të tjera si ajo.

FOTO GALERI
3/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA