Punonjësja e kopshtit pret dënimin pasi joshi 13-vjeçarin teksa luante video-game

25/02/2020 16:43

Një punonjëse kopshti e martuar po përgjigjej dje në gjykatë pasi ka bërë seks me një 13-vjecar dhe ka lindur beben e tij.

20 vjeçarja britanike Leah Cordice, nga Windsor, kishte hyrë e pirë në dhomën e të miturit teksa ai luante me kompjuter dhe u uli pantallonat para se të bënte seks me të, u tha në gjykatë.

Ajo kishte vazhduar të bënte seks të pambrojtur me të afro dy herë në muaj duke i shkuar ne shtepi, si gjatë shtatzanisë dhe pasi lindi vajzën e saj.
Burri i Cordice besonte se fëmija ishte i tij por testimet e ADN treguan se adoleshenti ishte babai.

Cordice punonte në kopshtin lokal të fëmijëve teksa studionte për kujdesin ndaj fëmijëve, por akuzohet tashmë për pesë raste të aktivitetit seksual me një fëmijë, tre prej të cilave kanë ndodhur kur ajo ishte 17 vjeç dhe dy kur ishte 18.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA