Ndërron jetë në moshën 112 vjeçare burri më i vjetër në botë

25/02/2020 11:54

Ka ndërruar jetë në moshën 112 vjeçare njeriu më i vjetër në botë. Chitetsu Watanabe, nga Joetsu City i Japonisë, ishte dekoruar me çmimin “Guinnes”, si burri më i vjetër në botë, çmim ky që iu akordua në 12 shkurt të këtij viti.

Chitetsu humbi jetën vetëm 11 ditë para ditëlindjes së tij të 113-të, shkruajnë mediat e huaja. Lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar zyrtarët më të lartë të Organizatës“Guinnes” dhe familjarët, të cilët nuk e kanë braktisur për asnjë çast në momentet e tij të fundit.

Mësohet se Watanabe kohët e fundit nuk kishte mundur të konsumonte asnjë ushqim dhe ankohej së tepërmi për problemet me frymëmarrjen si dhe temperaturën e lartë. Të moshuarin do ta kujtojnë tashmë 4 fëmijët, 12 nipat dhe 16 stërnipat e tij.

Watanabe ka lindur në provincën Nigata, e cila ndodhet në Veri të Japonisë në vitin 1907, ndërkohë ka punuar dhe në Tajvan për më shumë se 18 vite. Në momentin që u rikthye në vendlindje vazhdoi karrierën e tij në administratën lokale, ku dhe punoi deri sa doli në pension, shkruajnë mediat e huaja.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA