Koronavirusi/ Pas Kroacisë, konfirmohen dy raste të infektuarish në Austri

25/02/2020 13:22

Austria është shteti i radhës në Evropë që ka konfirmuar të paktën deri më tani dy raste të infektuar nga koronavirusi.

Lajmi është konfirmuar nga mediat vendase, ku thuhet se të dy personat e infektuar janë nga provinca e Tirolit.  Ndërkohë ende nuk ka asnjë shpjegim se nga ka ardhur koronavirusi në këtë zonë. Megjithatë zona e Triolit kufizohet me veriun e Italisë dhe dyshohet se infeksioni të ketë ardhur nga Italia.

Autoritetet në Austri po përpiqen të reagojnë për të gjetur “rastin 0” që shpërndau virusin, ndërkohë po merren masat e nevojshme për të izoluar dy rastet në fjalë.

Pavarësisht masave të forta që Austria ndërmori në kufirin me Italinë duke se nuk është parandaluar përhapja e koronavirusit.  Autoritett në Austri thanë se do të ndalojë njerëzit që dyshohen se janë të prekur nga koronavirusin të kalojnë kufirin e saj. Kjo erdhi pas izolimit të shumë personave dhe përhapjen ne masë të virusit në Itali, ku pjesa verior kufizohet me Austrinë.

Austria ndërpreu shërbimet e trenit nga Italia për rreth katër orë të Dielën në mbrëmje për të testuar dy pasagjerë për koronavirus. Treni, që transportonte rreth 300 pasagjerë nga Venecia për në Mynih, u ndalua në anën italiane të kalimit  në “Brenner” para se të lejohej të vazhdonte rrugëtimin pasi të dy pasagjerët provuan negativisht.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA