26/11 09:34
Përveç Italisë, Korea e Jugut është një nga shtete ku koronavirusi po përhapet me shpejtësi të lartë. Sipas mediave vendase, numri i të infektuarve të rinj në Korenë e Jugut vetëm për ditën e sotme është 231 duke e çuar numrin e përgjithshëm në 830.
Ndërkohë Italia është vendi më i prekur i Evropës nga koronavirusi, ku numri i të vdekurve ka shkuar në 6. Ndërsa në të gjithë botën përllogaritet që numri i viktimave të jetë mbi 2.600 persona.
Koronavirusi përveç viktimave po shkakton edhe një shkatërrim të balancave të ekonomisë globale.
Top Channel