Arrest me burg për tre persona dhe detyrim paraqitjeje për tre të tjerë; këto janë masat e marra për gjashtë të arrestuarit sa i takon mbetjeve kimike të rrezikshme, të gjendura në portin e Vlorës.
Kështu Kujtim Xhafellari 65 vjeç, zëvendëskapiten i “St.Damian-it” arrest në burg me afat dy mujor; Arbër Çuni 28 vjeç Vlore shoferi i fugonit arrest në burg me afat dy mujor; Festim Tafa 72 vjeç, kapiteni i tragetit “St.Damian”, arrest shtëpie; Zamir Kornuzi 46 vjeç , pronar i firmës së grumbullimit arrest në burg me afat dy mujor; Elisabeta Çuni 55 vjeçe administratore e firmës së pastrimit”delfini1″ arrest në shtëpi dhe A.B 48 vjeç,drejtori operativ i agjencisë së biletave detyrim paraqitjeje.
Mbi të gjashtë rëndon e njëjta akuzë ajo e parashikuar në nenin 171 të kodit të procedurës penale për trafikim të lëndëve të ndaluara.
KRIME NË FUSHËN E DOGANAVE
Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara
(Ndryshuar me ligjin nr. 135/2015, datë 5.12.2015)
Importimi, eksportimi ose transitimi i paligjshëm i mallrave të ndaluara ose të kufizuara që hyjnë e dalin në Republikën e Shqipërisë, i kryer me çdo mënyrë a mjet qoftë, dënohen me burgim deri në dhjetë vjet.
Si dhe neni 25 , veprës penale të kryer në bashkëpunim. Akuza e përfaqësuar nga Arjan Xhaferri, ka kërkuar arrest me burg për të gjashte të akuzuarit. Ndërsa gjyqtarja është tërhequr për marrjen e vendimit.
Familjarët e Zamir Kornuzit kanë kundërshtuar në gjykatë masat e marra për arrestin në burg të familjarit të tyre.
Top Channel