Sulm me raketa në Ukrainë, të paktën 15 të vrarë dhe mbi 100 të plagosur. Kievi përgjigjet duke shkatërruar një nga objektet më të rëndësishme ushtarake ruse
Presidenti amerikan Donald Trump ka mirëpritur ftesën e bërë nga Kryeministri i Indisë Narendi Modi për të vizituar “vendin e multi-kulturave”. Ai shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Zonja e Parë, Melania Trump.
Ndërkohë që vajza e tij, Ivanka Trump kishte mbërritur më parë në Indi dhe e priti çiftin në aeroportin ndërkombëtar, Vallabhbhai Patel në Ahmedabad
Ivanka shihet e veshur me një fustan të bardhë me mëngë të shkurtra të shoqëruara me disa lule të kuqe. 38 vjeçarja gjithmonë është vendosur në shënjestrën e kritikave nga përdoruesit e rrjeteve sociale, për shkak të veshjeve të saj të konsideruara si të papërshtatshme, por së fundmi e bija e Trump është shfaqur e mbuluar me shami dhe me veshje plotësisht brenda etikës profesionale, dhe në fotot e paraqitura nuk ka vendosur t’i shkëputet këtij trendi.
Ndërkaq paparazët kanë fiksuar momentin kur Ivanka dhe Shefi i Shtëpisë së Bardhë janë takuar duke i dhuruar një puthje njëri-tjetrit. Nuk mund të lëmë pa përmendur edhe Melanian, e cila kishte zgjedhur një ‘jumpsweet’ të bardhë me një shall të gjelbër rreth belit.Gjatë vizitës së tyre familja Trump nuk i kanë rezistuar tundimit për të vizituar “monumentin e dashurisë”, Taxh Mahal. Për më shumë shikoni fotot e mëposhtme.
Top Channel