Sulm me raketa në Ukrainë, të paktën 15 të vrarë dhe mbi 100 të plagosur. Kievi përgjigjet duke shkatërruar një nga objektet më të rëndësishme ushtarake ruse 24/07 18:54
Gjermani- Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të hëne në Gjermani, ku një makinë është futur mes turmës së njerëzve teksa zhvilloheshin karnavalet.
Ngjarja ka ndodhur në Volkmarsen, ndërkohë sipas policisë të paktën 15 persona kanë mbetur të plagosur mes tyre edhe fëmijë.
Sipas një zëdhënësi të policisë shoferi i makinës që shkaktoi këtë aksident është arrestuar ndërkohë që mbetet ende e paqartë nëse ai humbi kontrollin apo u fut qëllimisht mes turmës së njerëzve.
Sipas raportimeve shoferi tashmë i arrestuar drejtonte një mercedez ngjyrë gri.
Top Channel