Zelensky konfirmon sulmet gjatë natës në Rusi/ Goditën një bazë ushtarake dhe një magazinë nafte, presidenti ukrainas: Çdo formë padrejtësie do të marrë përgjigje 06/06 11:29
Gjermani- Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të hëne në Gjermani, ku një makinë është futur mes turmës së njerëzve teksa zhvilloheshin karnavalet.
Ngjarja ka ndodhur në Volkmarsen, ndërkohë sipas policisë të paktën 15 persona kanë mbetur të plagosur mes tyre edhe fëmijë.
Sipas një zëdhënësi të policisë shoferi i makinës që shkaktoi këtë aksident është arrestuar ndërkohë që mbetet ende e paqartë nëse ai humbi kontrollin apo u fut qëllimisht mes turmës së njerëzve.
Sipas raportimeve shoferi tashmë i arrestuar drejtonte një mercedez ngjyrë gri.
Top Channel