Tërmeti i fuqishëm në Turqi/  4 nga 8 viktimat janë fëmijë, 21 të plagosur dhe dhjetëra shtëpi të shembura

23/02/2020 11:50

Një tërmet i fuqishëm ka goditur sot Iranin perëndimor, në kufij me Turqinë. Magnituda e tij ka qenë 5.7 i shkallës rihter dhe ka pasur pasoja të mëdha në pjesën e Turqisë duke lënë disa viktima dhe shkatërruar dhjetëra shtëpi.

Deri më tani janë shënuar 8 viktima, ku katër nga këta behet me dije nga mediat turke që janë fëmijë.

Nga ky tërmet raportohen edhe 21 të lënduar deri më tani, teksa ka nisur operacioni i kërkim shpëtimit.

Rajoni më i prekur është Van.

FOTO GALERI
4/27

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA