Foto/ Pamje të pazakonta nga New Yorku, një person i propozon të dashurës në majën e Empire State dhe shpalosin banderolën për paqe 01/07 19:07
Japonia e konfirmoi se një grua ka testuar pozitive ndaj koronavirusit pas zbritjes nga anija Diamond Princess, ku ka pllakosur sëmundja, çka ngre pyetje të mëdha mbi efikasitetin e masave të karantinës.
Ministri i shëndetësisë Katsunobu Kato kërkoi publikisht ndjesë pasi 23 pasagjerë u lejuan të largohen nga anija pa u testuar siç duhet. Tani të gjithë do t`i nënshtrohen testeve të reja. Gruaja tek të 60-tat u kthye në shtëpi në prefekturën Tochigi, në veri të Tokios, dhe udhëtoi me tren.
Vetëm ditën tjetër i nisi temperature e lartë dhe rezultoi pozitive ndaj virusit.
Top Channel