Vera e Prespës, krapi dhe prodhime të tjera të zonës së Pustecit janë sjellë në Festivalin e Dimrit në Prespë duke promovuar disa nga produktet tradicionale të zonës.

Të prodhuara në mënyrë artizanale ato janë traditë e çdo familje të Pustecit  ndërsa janë ndërthurur me vallet e Shqipërisë Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Banorët tregojnë se e kanë trashëguar prodhimin e tyre brez pas brezi ndërsa mbeten një atraksion për turizmin.

Festivali i Dimrit i organizuar prej vitesh në Pustec është ndër të paktat aktivitete që synon të nxitë zhvillimin e turizmit në zonën ku ndërthuren traditat me natyrën e veçantë.

Tava e krapit e gatuar në një mënyrë të veçantë e ndërthurur me shijen e verës bio mbeten një prej elementeve më të njohur të kësaj zone e cila turizmin e ka ende pak të zhvilluar pavarësisht potencialit të madh.

Top Channel