“Maratona” e rrethimit të banesës në Orosh vijon, policia merr vëllanë e një prej të kërkuarve për t’a bindur të dorëzohet Dy raste të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike janë regjistruar në Kakavijë dhe Muriqan.
Në Kakavijë, në bazë të analizës së riskut nga ana e policisë kufitare, u përzgjodh për kontroll të detajuar një automjet që drejtohej nga ana e shtetasit O.M.
Gjatë kontrollit të automjetit të markës Nissan me targa greke nga ana e shërbimeve të policisë kufitare e doganore, si dhe të antitrafikut doganor, duke përdorur edhe skanerin, u gjend i fshehur në sarbatorin e mjetit një bidon plastik, i cili në brendësi të tij kishte një sasi lënde të dyshuar Cannabis Sativa. Autori u arrestua në flagrancë pë rveprën penale “Trafikim i narkotikëve”.
Në PKK Muriqan, si rezultat i kontrolleve të shtuara u procedua penalisht shtetasi L.K., pasi në brendësi të kroskotit iu gjet një qese me një sasi lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Materialet i kaluan Prokurorive respektive për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”.
Top Channel