Tentoi të shiste fëmijët e saj të mitur në tregun e zi, arrestohet 24 vjeçarja

22/02/2020 14:36

Një nënë beqare, e cila u përpoq të shiste vajzën e saj të sapolindur në tregun e zi për shifrën e 12,000 mijë paund (rreh 14 mijë euro) është dënuar me 4 vite heqje lirie .

Nëna Barnokhon Kyzy Rasulzhan, 24 vjeç, u dënua nga një gjykatë në Moskë pasi ajo u kap duke marrë para nga një klient, i interesuar për blerjen e fëmijëve. E reja u përpoq që të shesë dy nga tre fëmijët e saj në rrjete sociale, para se ata të lindin. Ngjarja e ka zanafillën në vitin 2017, kohë kur Barnokhon vendos një shpallje në internet se kërkonte blerës për fëmijët e saj. Shumë persona kërkuan informacione për fëmijët, por rastësisht gruaja ndryshoi mendje dhe vendosi të mos i tregtonte ato, shkruajnë mediat e huaja. Megjithatë në 2019 ajo vendosi  përsëri një reklamë të ngjashme në internet duke kërkuar prindër “birësues” për fëmijën e saj të dytë.

Por në këmbim të fëmijës ajo dëshironte dhe shifrën e 12,097 mijë paundve (rreth 14,000 mijë euro). Këtë herë Rasulzhan nuk ndërroi mendje dhe u arrestua nga policia në momentin që po bëhej shkëmbimi i parave mes saj dhe klientit. Mediat lokale shkruajnë se e reja është dënuar me katër vite heqje lirie, ndërkohë tre fëmijët e mitur janë duke jetuar me gjyshen e tyre.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA