Një ditë pasi u sulmua me thikë predikuesi rikthehet në xhaminë e Londrës

22/02/2020 15:51

Drejtuesi musliman i lutjeve i xhamisë së Regent’s Park në qendër të Londrës, i qëlluar me thikë në qafë një ditë ma parë para dhjetra besimtarëve të tmerruar, është rikthyer sot në vendin e lutjes.

Muezini (thirrës i lutjes) Raafat Maglad, tha se i vinte keq për sulmuesin që ishte gjithashtu besimtar i xhamisë e më pas u arrestua, pas ndërhyrjes së të pranishmëve dhe policisë.
“Unë e kam falur. Më vjen keq për të. Ajo që u bë u bë. Ai nuk do të kthehet më”, tha thirrësi i lutjeve duke shtuar se si musliman nuk ruan urrejtje në zemrën e tij.
Maglad mbante njërin krah të varur në fasho dhe shoqërohej nga roje sigurie. Ai tha se ishte shumë e rëndësishme të merrte pjesë në lutjet pasi “nëse e humbas, humbas një gjë të rëndësishme. Lutja është e rëndësishme për ne muslimanët”.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA