Koronavirusi Itali, anulohen të paktën 40 evente sportive

22/02/2020 15:03

Përhapja e koronavirusit të ri vrasës në Itali ka sjellë anulimin e të paktën 40 evente sportive në veri të vendit, kryesisht të kategorive inferiore të futbollit dhe jo ato të Serie A

2 viktima të moshuara janë shkaktuar nga koronavirusi i sjellë në Itali nga një pacient që kishte udhëtuar në Kinë, i cili vetë është duke u përmirësuar.

Kjo gjë ka ndikuar në anulimin e 40 ndeshjeve në rajonin e Lombardisë. Sfida Piacenza-Sambenedetese e vlefshme për Serie C është anuluar, ashtu si disa takime të tjera, më së shumti në futbollin amator.

Top Channel