Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon sot një konferencë për media, ku do të prezantohet punimi me titull “Pesë gjërat që Qeveria e re e Republikës së Kosovës duhet t’i ketë parasysh sa i përket dialogut Kosovë-Serbi”.

Në njoftimin e GLPS-së thuhet se presioni për rifillim të dialogut pritet të rritet ndjeshëm, sidomos pas zgjedhjeve parlamentare në Serbi të parapara të mbahen në fund të muajit prill. Në të njëjtën kohë, rifillimi i tij është përgjegjësi e pashmangshme e të gjitha palëve të përfshira.

Sipas kësaj organizate, Qeveria e re duhet të vendosë bashkëpunim të gjerë politik të brendshëm dhe të thellojë bashkëpunimin me aleatët ndërkombëtar, ashtu që përfaqësimi i Republikës së Kosovës në dialog tash e tutje të jetë serioz, i mirë përgatitur dhe njëzëri. Në këtë drejtim, GLPS në këtë shënim politikash identifikon dhe rendit pesë gjëra kryesore të cilat Qeveria e re duhet t’i ketë parasysh në qasjen e saj ndaj dialogut dhe trajtimit të tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA