Sulm me raketa në Ukrainë, të paktën 15 të vrarë dhe mbi 100 të plagosur. Kievi përgjigjet duke shkatërruar një nga objektet më të rëndësishme ushtarake ruse
Muzeu Britanik është duke u përgatitur të hap dyert për një ekspozitë të veçantë për gjetjet antike nga qyteti antik i Trojës. Ekspozita “Troja: Miti dhe Realiteti” përmban rreth 300 artefakte në një galeri speciale nga 21 nëntori për të treguar historinë e qytetit.
Vazo, enë argjendi, armë bronzi, statuja dhe sarkofagë janë ndër artikujt që do të ekspozohen, shumica prej tyre janë hua nga Muzeu i Berlinit, Muzeu Ashmolean i Britanisë dhe Muzeu kombëtar danez. Shumica e artefakteve u kontrabanduan nga Turqia nga arkeologu dhe biznesmeni gjerman Heinrich Schliemann në shekullin e 19-të.
Ekspozita do të paraqesë gjithashtu kopje të dy pjesëve të shekullit të 19-të nga një pasuri e bizhuterive prej ari, që poashtu u kontrabanduan nga Troja dhe ekspozohen në Muzeun Pushkin të Moskës. Artefaktet do të përfshijnë vepra nga epoka romake dhe më vonë nga qyteti antik, shtëpia e Iliadës së Homerit dhe Odisesë.
Lesley Fitton, kurator i ekspozitës, nënvizoi gabimin e kontrabandimit të artefakteve nga Troja në Greqi nga ana e Schliemann. Duke folur për AA, Fitton tha se arkeologu gjerman asnjëherë nuk ka pasur leje të nxirrte artefaktet nga Turqia dhe ishte ndaluar të gërmonte në vend, por më vonë u lejua ta bënte përsëri pasi të paguante një gjobë.
Artefaktet ishin në Athinë, por ai të gjitha ato i dhuroi në Muzeun e Berlinit, tha ajo, duke shtuar disa copa ari siç janë bizhuteritë e Helenës dhe “Thesari i Priam” u dërguan në Rusi pas Luftës së Dytë Botërore dhe u zhdukën deri në vitet 1990.
“Këtu ekzistojnë pyetje mjaft komplekse etike se ku duhet të jenë këto materiale”, theksoi ajo. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 8 mars të vitit 2020.
Top Channel