U plagos me thikë nga një agresor teksa falej në xhami, 69-vjeçari qëndron i qeshur gjatë mjekimit

21/02/2020 10:03

Një sulm me thikë brenda një xhamie tronditi Londrën ditën e djeshme rreth orës 15:10. Si pasojë e agresionit nga një person mbeti i plagosur një besimtarë që po falej në xhami.

Ndërkohë mediat vendase kanë publikuar edhe foto e besimtarit 69-vjeç i cili mori një plagë në thikë, por përsëri nuk ka harruar të buzëqesh.

Ai është identifikuar si Rafat Maqlad, ai sipas mediave britanike është muezini në Xhaminë Qendrore të Londrës, afër Parkut të Regent dhe i thërret myslimanët të luten.

Pas incidentit ai u dërgua në spital dhe u fotografua duke buzëqeshur me ata që i mjekonin plagët. Ndërkohë policia ka arrestuar një burrë 29-vjeçar, i cili goditi me thikë 69-vjeçarin.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel