Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka folur në lidhje me njohjen apo jo të shtetit të Xhamajkës.

Osmani tha se janë duke pritur një vlerësime zyrtar nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Osmani: Jemi duke pritur një vlerësim zyrtar nga MPJ

“Ne jemi duke pritur një vlerësim zyrtar nga MPJ në lidhje me atë që ka ndodhur mbrëmë. Si kuvend jemi bazuar në informatën që na ka ardhur. Duhet të jemi të kujdesshëm deri në momentin e sqarimit zyrtar. Mund t’iu sigurojë që përkundër faktit që vjen njohja, në momente mund të ndodhin edhe ndërhyrjet. Pra, në momentin që vjen kjo formë zyrtare do të deklarohem në emër të Kuvendit të Kosovës”, tha ajo.

Top Channel