Sulmi në Hanau/ Gjermania shton masat e sigurisë prej ekstremizmit; i mbijetuari tregon tmerrin

21/02/2020 15:26

Gjermania do të dislokojë polici shtesë për mbrojtjen e xhamive, stacioneve hekurudhore, aeroporteve dhe pikave të tjera sensitive për arsye të kërcënimit tepër të lartë të së djathtës ekstreme pas sulmit terrorist Hanau, tha sot ministri i brendshë

Horst Seehofer shtoi se masat e reja ishin pranuar me drejtuesit lokalë për parandalimin e sulmeve të ngjashme.
Ndërkohë prokurorët thonë se sulmuesi i të mërkurës që tashmë ka vdekur, ishte “thellësisht racist”.

“Kërcënimi i sigurisë nga ekstremizmi i djathtë dhe racizmi është i lartë”, tha Seehofer duke e quajtur “kërcënimi më i madh me të cilin përballet Gjermania aktualisht”.

I mbijetuari i sulmit Muhammed B, përshkruante sot sesi sulmuesi shënjestroi një nga një viktimat e tij në barin Arena Bar & Cafe.
“Të gjithë e panë, ai i qëllonte duke u matur në kokë. Ai u shtri përtokë dhe nisi të qëllonte ndaj nesh. Unë u fsheha pas një muri, sapo lëviza më qëlloi në krah”, tha ai.

“Ishte një gjakderdhje … ne po binim mbi njëri-tjetrin. Njëri që kishte rënë mbi mua kishte një vrimë në qafë, ai thoshte ‘uk marr dot frymë, nuk ndjej gjuhën”, tha Muhammad duke shtuar se i tha më pas të riut të thoshte lutjen e fundit, të cilën ai e bëri.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel