Nëna monstër/ Kafshon, djeg me ujë të nxehtë dhe godet të bijën një muajshe. Arsyeja shokuese

21/02/2020 17:34

Nëna e një fëmije një muajsh nga Oklahoma e SHBA-ve është arrestuar nga policia lokale, pasi ka djegur foshnjën e saj me ujë të nxehtë në zonën e fund-shpinës, por nuk është mjaftuar me kaq, e reja e ka kafshuar dhe më pas e ka goditur foshnjën, si masë ndëshkimore ndaj vogëlushes e cila qanë shumë. Gruaja është identifikuar si Lea Robinson, 21 vjeçe.

Bëhet e ditur se gjatë marrjes në pyetje e reja është shprehur se ajo e kishte kafshuar në fytyrë të bijën një muajshe, pasi e bija nuk pushonte së qari. Robinson më tej mësohet të ketë thënë se me vetëdije të plotë e fuste fëmijën në një banjë me ujë shumë të nxehtë, këto deklarata janë konfirmuar më pas dhe nga policia, shkruajnë mediat e huaja

Një doktor që u mor me trajtimin e foshnjës u shpreh se si pasojë e agresivitetit të nënës, vogëlushja u paraqit në spital me shenja të dukshme kafshimi dhe fryrje të fytyrës si edhe me shenja djegie në zonën e fund-shpinës. Një gjykatë në Oklahoma i ka kërkuar një garanci prej 50.000 mijë dollarësh Robinson, deri në momentin që do të paraqitet para trupës gjykuese më 25 shkurt kur do të marrë dhe masën e plotë të dënimit.

Top Channel