Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu cakton datën, mbledhja do të mbahet vetëm një ditë para skadimit të afatit kushtetues
Rreth 340 filma do të shfaqen gjatë dhjetë ditëve të ardhshme, 18 syresh do të jenë në garë për Ariun e Artë.
Kosova merr pjesë me një bashkëprodhim gjermano-belg të Visar Morinës në sektorin Panorama.
Fillim i trishtuar
Dyshja e re drejtuese, Carlo Chatrian dhe Mariette Rissenbeek, mbajtën një minutë heshtje për nderim të viktimave të gjakderdhjes në Hanau, e cila sipas të gjitha gjasave ka qenë me motive raciste. “Berlinalja është vërtet kundër dhunës, kundër racizmit”, tha drejtorja e festivalit dhe shtoi se Berlinalja është “për liri, tolerancë, respekt, hapje dhe mikpritje.”
Është hera e parë që festivali i njohur në të gjithë botën zhvillohet pa Dieter Kosslick, fytyrën që për vite me radhë mishëronte si më së miri frymën e Berlinales e falë të cilit Berlini çdo shkurt gëlonte nga yjet e kinematografisë botërore.
Priten yje
Krahas Kanës dhe Venecias, Berlinalja është një nga festivalet kryesore të filmit në botë.Dita e parë u hap me filmin jashtë konkurrimit “My Salinger Year”, i regjisorit kanadez, Philippe Falardeau. Filmi solli të enjten disa nga yjet e ekranit, si për shembull, aktoren amerikane Sigourney Weaver
Krahas Weawer në Berlin pritet të vijnë edhe shumë të tjerë personalitete të kinematografisë dhe aktorë nga më të preferuarit e publikut si Johnny Depp, Javier Bardem, dhe Willem Dafoe dhe Jeromy Irons, që kryeson jurinë e festivalit. Publiku shqiptar mund t’i gëzohet të hënën premierës evropiane të filmit të filmit të Visar Morinës, Exil, i cili merr pjesë në seksionin Panorama. Prodhimi është gjermano-belg, por edhe Kosova ka marrë pjesë.
Zgjim Terziqi në Berlinale Talents
Berlinalja, është një ngjarje e madhe që shoqërohet gjithmonë nga aktivitete të shumta, si panairi i filmit, European Filmmarket, ku prezantohen, si zakonisht bashkë, dy Qendrat Kombëtare të Kinematografisö, ajo e Shqipërisë dhe Kosovës.
Ndërsa tek edicioni i kësaj radhe të seksionit Berlinale Talents që merret me talentet e reja, merr pjesë regjisori nga Kosova, Zgjim Terziqi, skripti i të cilit, „2000-një odise paslufte“, është përzgjedhur për t’u diskutuar në forumet e këtij seksioni.
Ka edhe një prezantim të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë së Kosovës me titullin „Kosova – Bukuria e Virgjër“ që synon promovimin e Kosovës si vend xhirimesh.
Top Channel