Duket një zog që po fle, por në një gjumë prej 45 mijë vitesh. Ka dalë në pah trupi i brishtë i një laureshe (Alauda Arvanensis), në një tunel të gërmuar nga kërkuesit e fildishit të mamutëve në Siberi.

Vendndodhja e zbulimit është lokaliteti Belaya Gora, një vend tejet i izoluar i Siberisë veri-lindore, ku shpesh herë ka zbulime të tilla për shkak të ngrohjes së temperaturave gjatë viteve të fundit.

“Ky shpend i vogël pothuajse i paprekur ka jetuar i rrethuar nga mamutë dhe luanë prehistorikë. Ishte femër dhe ka ngordhur për shkaqe natyrore, dhe menjëherë ka ngrirë”, tha paleontologu suedez Love Dalen, që ka studiuar laureshën e quajtur, me të drejtë “zogu i akullt”.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA