Të ngecësh në një shkëmb për dy orë, me frikën se mund të biesh nga momenti në moment; ky është tmerri që iu desh të përjetonte një skiator në malin Whistler Blackcom, Kanada.
Olivier Roy, trajner në Core Snowboard Camps në vendpushimin Whistler, ndau me publikun videon e incidentit që ndodhi disa javë më parë.
“Po dilja nga zona e Spanky’s Ladder në Blackcomb me grupin që stërvitem, kur pamë këtë djalosh të gjorë që kishte mbetur mbi një shkëmb pa asnjë rrugëdalje”, shkruan ai ndër të tjera.
Ndonëse ende nuk është e qartë se si sportisti ngeli në atë shkëmb, ai u shpëtua nga shtatë patrullues të cilët arritën ta nxirrnin me litarë prej aty. I riu nuk ka pësoi ndonjë lëndim, madje më vonë, po atë ditë është parë duke shijuar një birrë në qytet.
“Kam dëgjuar që pas gati orësh ata arritën ta nxirrnin nga aty”, tha ndër të tjera Roy.
Top Channel