“Lojërat e seksit shkuan keq”/ Si vrasësi i 21 vjeçares mbroi veten pasi e varrosi viktimën në pyll

21/02/2020 16:52

Britanikja Grace Millane u mbyt në vdekje, u fut në një valixhe dhe u varros në një pyll të Zelandës së Re pas një takimi të lënë në Tinder në dhjetor 2018.

Të enjten, vrasësi i saj, një 28 vjeçar, u dënua me burgim të përjetshëm me një periudhë minimale 17 vjeçare pa kusht.

Gjykatat e Zelandës së Re tha në një deklaratë: “Në përgjithësi, rrethanat e vrasjes treguan natyrën intime vrasjes.”

Në gjyqin e tij në nëntor 2019, prokuroria argumentoi se burri – emri i të cilit bëhet i ditur për publikun- “erotizoi” vdekjen e Millane për shkak të një “interesi morbid seksual”, dhe gjykata u shpreh se si ai kishte marrë foto të trupit të saj dhe shihte pornografi të dhunshme ndërsa trupi i saj shtrihej në dhomë, shkruan CNN.

Pika kryesore e mbrojtjes së këtij burri ishte se Millane, 21 vjeç, pëlqente “seksin e ashpër”, dhe se vdekja e saj ishte një aksident që ndodhi si rezultat i mbytjes konsensuale. Si pasojë, mbulimi në media i gjykimit ishte i mbushur me detaje në lidhje me jetën personale të Millane dhe preferencat e pretenduara seksuale, edhe pse i akuzuari mbeti anonim.

Pretendimet se “lojrat e seksit nuk shkuan mirë” nuk janë të reja.

Shumë kanë filluar t’i referohen atyre si mbrojtja “50 Shades”, pas librave dhe filmave popullorë “50 Shades of Grey”, të cilat rrëfejnë marrëdhëniet e një gruaje me një burrë që e prezanton atë me skllavëri, disiplinë , praktika sadizmi dhe masokizmi.

Ekspertët thonë se ky fajësim i viktimave është përkeqësuar nga normalizimi i dhunës seksuale në kulturë dhe media.

Top Channel