I dashuri e filmoi nudo dhe i postoi në faqet porno, gruaja e mësoi vetëm kur shumë burra i kërkonin seks

21/02/2020 21:25

Nëna e tre fëmijëve, Sharon Thompson, 40 vjeç, ka zbuluar se shumë të panjohur trokisnin në derën e shtëpisë së saj për seks, pasi i dashuri e filmoi fshehurazi nudo dhe pamjet i shpërndau në faqet më të mëdha pornografike.

40 vjeçarja është shprehur për mediat e huaja se nuk ishte në të dijeni që partneri i saj i atëhershëm, Darren Rowe, 49 vjeç, kishte vendosur kamera të fshehta në ambientet e shtëpisë, dhe filmimet i përdorte për qëllime perverse, madje duke mos i interesuar se në kohën që është xhiruar ka qenë dhe shtatzënë.

“Mendoja se kisha gjetur dashurinë e jetës, por në të vërtetë po jetoja me një shfrytëzues, maniak dhe pervers i cili duhet të përfundojë prapa hekurave”, u shpreh Sharon.

Sharon e kishte njohur Rowen me anë të vëllait të saj, pasi ata kishin qenë miq shumë të mirë që në kohën e gjimnazit. Duke qenë se Sharon ishte një grua e divorcuar dhe me dy fëmijë për të rritur ishte e interesuar për të pasur një person të ri në jetën e saj. Vetëm pas katër muajsh nga takimi i parë 40 vjeçarja vendosi t’ia prezantonte fëmijëve të dashurin e ri dhe katër javë më vonë Sharon u zhvendos përfundimisht për të jetuar në shtëpinë e tyre.

Shumë shpejt çifti mësoi se janë në pritje të një vajze dhe deri në këtë fazë marrëdhënia e tyre ishte e mrekullueshme. Por në mars të 2017 ajo u vizitua nga një i panjohur që ngeli i shokuar kur pa se Sharon ishte shtatzëne, ai u shpreh se kishte ngatërruar adresë dhe u largua. Por vetëm një muaj më pas në shtëpinë e gruas u drejtuan më shumë se 12 burra të panjohur dhe këtu nëna e tre fëmijëve u tmerrua. Megjithatë vetëm kur erdhi burri i 13 në rrallë gruaja iu lut që t’ia shpjegonte se përse ndodhej aty.

“Burri tha se do të vinte të bënte seks me mua sepse unë i kisha dhënë emrin dhe adresën time në një faqe në internet seksi. Unë ngriva e tëra, nuk e dija se për çfarë ai po më fliste”, është shprehur gruaja. Nga krahu tjetër kutia e mesazheve të saj në “Facebook”, u mbush pafundësisht nga kërkesa për seks nga burra të panjohur. Pasi 40 vjeçarja e denoncoi ngjarjen në polici, i duhej të priste lajmin tronditës prej tyre, se organizatori i të gjithë kësaj ishte i bashkëshorti saj, Rown. Ndërkaq bashkëshorti u arrestua nga policia dhe u dënua me dy vite burgim që u konvertuan në detyrim paraqitje.

Megjithatë Sharon shprehet se pas tre viteve e ka lënë pas krahëve këtë histori, por ajo që e shqetëson është mënyra se si do t’ia tregojë këtë histori vajzës së saj në momentin që do ta pyesë për të atin.

“Vajza ime e gjorë një ditë do t’i duhet të mësojë se çfarë bëri babai i saj dhe kjo gjë më shqetëson”, tha ajo.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel