36-vjeçarja pranon para gjykatës: Kisha planifikuar akte terroriste në Katedralen e Shën Palit  

21/02/2020 13:11

Një grua mbështetëse e grupit të terrorit të Shtetit Islamik ka pranuar fajësinë për komplotin për të bombarduar Katedralen e Shën Palit  si dhe një hotel në Londër.

Safiyya Amira Shaikh, 36 vjeç, nga Hayes, Middlesex, pranoi përgatitjen e akteve terroriste dhe shpërndarjen e botimeve terroriste në një seancë dëgjimore në Bailey Old.

Shaikhhu shkoi në një udhëtim  për të vizituar Katedralen e Shën Palit. Ajo ishte kontaktuar me dikë që mund të përgatiste lëndë plasëse ndërsa më pas shkoi në vendin e shenjtë duke studiuar të gjithë pjesën historike.

Tashmë ajo do të përballet me akuzat e terrorizmit ndërsa hetimet vijojnë për të gjetur persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje kriminale.

Top Channel