Një operacion sekret nga policia spanjolle ka mundur të shpëtojë gjashtë punëtorë të bllokuar në kushte të mjerueshme, në një fabrikë për përpunimin e kanabisit dhe duhanit, e fshehur nën një fshat malor.
Imazhet të publikuara nga efektivët tregojnë se ata hyjnë në bunkerin rreth katër metra nën sipërfaqen e tokës dhe shpëtojnë gjashtë evropianë lindorë që punonin dhe flinin brenda tij.
Një nga drejtuesit e dyshuar thuhet se ishte një i arratisur britanik, i cili nuk u kthye në qelinë e tij të burgut në Mbretërinë e Bashkuar pas një lirimi të përkohshëm.
Punëtorët e fabrikës, bunkeri i të cilëve ishte fshehur nën një kontejner transporti brenda stallave afër Kosta del Sol, dyshohet se “u lanë të vdisnin” nga shefat e tyre, para se të zbuloheshin.
Detektivët kanë zbuluar se furnizimi i oksigjenit për ta ndërpritej kur gjeneratori me naftë pushonte së punuari. Fabrika ndodhet në Monda, Malaga, jo larg nga Marbella.
Numri i britanikëve të arrestuar nuk është bërë ende publik, megjithëse policia shprehet se banda kriminale që qëndron pas fabrikës së paligjshme të cigareve ishte formuar kryesisht nga shtetas britanikë.
Top Channel