25/11 11:54
Një njeri është arrestuar sot si i dyshuar për tentativë vrasjeje pas një sulmi me thikë brenda një xhamie në qendër të Londrës.
Shërbimet e emergjencës njoftuan se viktima është dërguar në spital ku është jashtë rrezikut për jetën, megjithse ishte goditur në qafë.
Në disa imazhe të publikuara në rrejtet sociale për incidentin, dukej një burrë i racës së bardhë me një bluzë të kuqe, xhinse blu dhe këmbë të zbathura që mbahej i shtrirë përtokë nga oficerët e policisë.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende motive tw sakta për incidentin.
Top Channel