BE rishikon ndalimin e shitjes së automjeteve me djegie të brendshme, mirëpret hibridet dhe biokarburantet
Në një video të shpërndarë në mediat sociale presidenti rus Vladimir Putin duket se është kapur në befasi teksa një qytetare e zemëruar është përballur me të duke i kërkuar llogari për të ardhurat e ulëta.
Gjatë vizitës së presidentit për 20 vjetorin e vdekjes së ish-shefit të tij, kryebashkiak i Shën Petersburg, Anatoly Sobchak, Putin nisi të mbrohej kur gruaja e pyet sesi duhet të jetojë me një rrogë prej 10,800 rubla ($170) në muaj.
“Nuk e kam unë fajin, ka rroga shumë më të larta. Presidenti nuk ka rrogën më të lartë,” tha ai.
Vëzhguesit në mediat sociale menjëherë bënë krahasimin e vjetër me shprehjen e famshme të ish-kryeministrit Dmitry Medvedev i cili në një situatë të ngjashme me pensionistët në 2016 u përgjigj “Para nuk ka, por ju duroni”.
Disa muaj para dorëheqjes së tij, Medvedev ishte në faqet e para të gazetave kur një pensioniste nga Siberia iu ul në gjunjë duke iu lutur të instalojnë ujin e ngrohtë në shtëpi.
Top Channel