Për 2 anëtarët e FETO-s të ekstraduar nga Kosova në Turqi kërkohen 22,5 dhe 15 vite burg

20/02/2020 17:23
drejtori i përgjithshëm i Shkollës “Mehmet Akif” në Kosovë, Mustafa Erdem

Gjashtë të dyshuarit ngarkoheshin me akuzat “Drejtim i një organizate terroriste të armatosur” dhe “Spiunazh ndërkombëtar” dhe për ta ishte kërkuar burgim nga 16 vite e gjashtë muaj deri në 28 vite e gjashtë muaj

Prokuroria në rastin në të cilin gjykohen Mustafa Erdem dhe Yusuf Karabina, në kuadër të hetimit kundër strukturimit të organizatës terroriste FETO jashtë vendit, të sjellë në Turqi nga Kosova dy vite më parë kërkoi 22,5 vite burg për Erdem si “drejtues i organizatës së armatosur terroriste” dhe deri në 15 vite burg për Karabina për “anëtarësim në organizatë të armatosur terroriste”, raporton Anadolu Agency (AA).
Në seancën dëgjimore në Gjykatën e 30-të të Lartë Penale të Stambollit, morën pjesë të pandehurit Mustafa Erdem, Yusuf Karabina dhe avokatët e tyre.
Prokurori i cili lexoi pretencën kërkoi vazhdimin e paraburgimit ndaj të pandehurve. Të pandehurit nga ana e tyre kërkuan kohë.
Gjykata vendosi vazhdimin e paraburgimit të tyre, duke e shtyrë seancën në një datë tjetër. Në pretencën, ndaj Erdem është kërkuar burgim prej 14 deri 22,5 vite ndërsa për Karabina prej 7,5 deri në 15 vite.

Në aktakuzën e përgatitur nga Prokuroria Republikane e Stambollit, 6 të dyshuarit ngarkoheshin me akuzat “Drejtim i një organizate terroriste të armatosur” dhe “Spiunazh ndërkombëtar” dhe për ta ishte kërkuar burgim nga 16 vite e gjashtë muaj deri në 28 vite e gjashtë muaj.
Kujtojmë se Agjencia Kombëtare Turke e Inteligjencës (MIT) në bashkëpunim aktiv me inteligjencën e Kosovës më 29 mars të vitit 2018 solli në Turqi 6 anëtarë të organizatës terroriste FETO. Arrestimi dhe dërgimi i mësuesve të një shkollë të mesme në Kosovë për në Turqi, shkaktoi shumë debate në Kosovë për ligjshmërinë e këtij veprimi. Të arrestuarit janë që të gjithë mësues dhe ata jetonin në Kosovë dhe punonin në shkollëm Mehmet Akif. Ata ishin cilësuar si Gylenistë nga qeveria tyrke dhe një ditë para arrestimit dhe dëbimit janë fotografuar me pranga në duar. Në fotografi shihen të renditur gjashtë gylenistët, me duar të lidhura para, që Kosova i arrestoi të enjten. Kujtojmë se të arrestuar janë drejtori i përgjithshëm i Shkollës “Mehmet Akif” në Kosovë, Mustafa Erdem, zëvendësi i tij Yusuf Karabina, drejtori i shkollës në Gjakovë, Kahraman Demirez dhe dy arsimtarët Djihen Ozkan dhe Hasan Gunakana dhe gjithashtu mjeku Osman Karakaja. Gjithashtu edhe Shqipëria ka ndaluar në dy raste persona të kërkuar nga Turqia si pjestarë të organizatës së klerikut Fejtulla Gylen. Ndjekja ndaj tyre nisi menjëherë pas grushtit të shtetit në Turqi, për të cilin Presidenti Erdogan akuzoi klerikun Gylen me të cilin dikur kishte patur edhe miqësi.

FOTO GALERI
13/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA