Pas hapjes së garës ndërkombëtare për projektin e parkut fotovoltaik të Karavastasë mjaft kompani kanë shprehur interes.

Deri tani janë 20 të tilla të dorëzuara në ministrinë e energjisë, ndërkohë deri në 16 mars është afati për dorëzimin e ofertave dhe në maj 2020 do të kemi një kontratë të nënshkruar.

Kapaciteti i instaluar do të jetë 140 mega nga të cilat 70 mega garantohen se do të blihen nga OSHEE për 15 vite, ndërsa pjesa tjetër do të shitet në treg të lirë. Çmimi më i ulët i energjisë që do të ofrohet nga investitorët për tu blerë nga OSHEE do të jetë elementi kryesor i shpalljes së fituesit.

Investimi shkon me mbi 100 milion euro dhe shtrihen në sipërfaqe prej gati 200 hektarësh. Ky është parku i dytë për të cilin hapet një garë ndërkombëtare.

I pari ishte Akërnia në vitin 2018 i cili u fitua nga kompania India Poëer për një çmim 59.9 euro/MËh por që zvarritja e nënshkrimit të kontratës ka bërë që ende të mos ketë nisje të punimeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA