Fotografi tërheqëse tregojnë një familje arinjsh dhe këlyshët e tyre duke vallëzuar së bashku në një pyll në Finlandë.
Arinjtë që në pamje shihen sikur po ndjekin ritmin e një muzike, u fotografuan nga Valtteri Mulkahainen, mësues gjimnazi me profesion. Ai u shpreh se ndihet me fat të dëshmonte këtë moment magjik që arriti ta fiksonte me aparatin e tij, të cilën e përdor për hobi.
“Më dukej sikur isha në mes të një pylli magjik të një përralle. Nëse arinjtë do të fillonin të këndonin, unë nuk do të befasohesha aspak sepse ajo që shikova ishte mjaft e pazakontë. Shumica e skenave të tyre të bëjnë të imagjinosh një përrallë për fëmijë me personazhe arinj, kur vije re se si arinjtë vallëzonin mes tyre”, u shpreh mësuesi.
Valtteri ka vite që koleksionon foto arinjsh dhe këto foto i poston në llogarinë e tij në Facebook.
Top Channel