Momente tmerri/ Del nga shinat treni me 160 pasagjerë, 2 persona humbin jetën

20/02/2020 12:39

Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, pasi treni i linjës Sidney- Melbourne doli nga shinat.

Në bord raportohet se kanë qenë rreth 160 pasagjerë, shkruajnë mediat e huaja. Treni i llojit “XPT”, i cili mund të arrijë një shpejtësi deri në 160 km/h doli nga shinat pak para orës tetë të mëngjesit në afërsi të qytetit Wallan, vetëm 50 kilometra në veri të Melburnit.

Në momentin ku treni ka dalë nga shinat, ka “marrë” me vete dhe disa tezga që qëndronin në anë të rrugës, por fatmirësisht ka patur veç dëme materiale, nuk raportohet të lënduar mes shitësve. Byroja Australiane e Transportit të Sigurisë tha se pasagjerët janë lënduar si pasojë e aksidentit, por ende nuk kanë një raport të saktë se sa ishte numri i tyre.

Fotografitë nga vendngjarja tregojnë një prej vagonëve të trenit të shtrirë në anë të rrugës, si dhe bagazhe të shumta rreth e rrotull. Autoritetet kanë njoftuar se linjat hekurudhore midis Melburnit dhe Sidney-t janë mbyllur, ndërsa personat e plagosur janë dërguar me urgjencë drejt spitaleve rajonale.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA