Presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë për shtyp ditën e sotme ku ka paraqitur prova të reja për se si organizata politike e Rilindjes, sipas tij po kërkon që të rrëmbejë Gjykatën Kushtetuese.

Në presidencë ishte vendosur një monitor ku shfaqeshin dokumentet që kishin probleme si dhe nga një kopje e këtyre dokumenteve u është dhënë gazetarëve që ishin të pranishëm.

Shpjegimin e tyre e bëri Bledar Dervishi, këshilltari i tij ligjor.

“Ardian Dvorani vetëm gënjen. Ai ka deformuar totalisht faktet. Dvorani vendosi qëllimisht që të mos mbledhë KED. Me këtë shkresë zoti Dvorani ka konfirmuar faktin se ka shpërdoruar detyrën. Për këtë arsye kemi depozituar kallëzim penal pranë Prokurorisë. Ardian Dvorani ka bërë interpretim të gabuar të ligjit. Dvorani ka gënjyer, tha se nga presidenti nuk ka ardhur asnjë informacion. Kam 20 vjet juristi, por eksperiencë më të shëmtuar se kjo nuk kam parë”.

FOTO GALERI
2/24

Top Channel