Kina i dhuron dy panda SHBA-së, tradita që daton nga viti 1972 pas vizitës historike të presidentit Nixon në Pekin 24/09 17:48
Të paktën 19 persona humbën jetën pas një aksidenti tragjik të ndodhur në Indi.
Të gjithë viktimat udhëtonin me autobus ku në një moment të udhëtimit të tyre konteineri i një kamioni u shkëput dhe i zuri poshtë. Nga ky aksident kanë mbetur të plagosur dhjetëra persona të tjerë.
Ngjarja e rëndë ndodhu në një autostradë në Tirupur të Tamil Nadu, tha policia. Sipas mediave numri i të plagosurve ishte të paktën 23.
Autobusi ishte nisur drejt Ernakulam nga Bengaluru në Karnataka, por nuk arriti kurrë në destinacion.
Top Channel