Debate të shumta dhe përplasje të forta u zhvilluan në Open në Top Channel teksa u fol për përplasjen mes Metës dhe Ramës.

Analisti Frrok Çupi hodhi deklarata të forta ndaj presidentit Ilir Meta ku tha se Meta ka bërë krime të shumta dhe për të shpëtuar po kërkon të bëjë presion dhe të krijojë destabilitet.

Unë i besoj Sali Berishës kur thoshte se Ilir Meta është personi më i korruptuar dhe injorant në botë. Ai ka bërë krime- tha Çupi.

Për çfarë krimesh e keni fjalën?- e pyeti Eni Vasili.

Korrupsioni është një krim i madh. Të gjithë politikanët kanë vrarë, por Ilir Meta ka vrarë më shumë se të tjerët. Ndërtimi i 1 vile pastaj 15 të tjerave është krim. Vjedhja e floririt është krim. Ne këto i dimë. Ai kërkon të bëjë destabilitet për të shpëtuar veten. Kërkon t’i bëjë presion aleatëve- tha Frrok Çupi.

Po këshilltari i presidentit tha se nuk do të ketë destabilitet ma datë 2 mars- ndërhyri Eni Vasili.

Po çfarë këshilltari është ai. Ai do të shkojë të hajë supën e presidentit- vijoi akuzat Çupi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA