Dosja Tahiri në apel/ GjKKO e dërgoi dje. Sot hidhet shorti
20/02/2020 12:02
Sot rreth orës 13:00, Gjykata e Posaçme do hedhë shortin për të përcaktuat trupën që do gjykojë ish-ministrin e Brendshëm dhe ish drejtorin e policisë në Vlorë Jaeld Çelën.
Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, dorëzoi dorëzoi në Gjykatën e posaçme të Apelit dosjen e cila prej muajsh ishte në pritje të këtij veprimi.
Siç bëri me dije për gazetaren Hoxha i njëjti burim dosja bashkë me apelimet e palëve përfshi edhe apelimet e palëve u dorëzua me pesë muaj vonesë, pasi sipas ndryshimeve ligjore të reformës duhej bërë njoftimi i të pandehurve.
Por për shkak se Jaeld Çela është në kërkim , kjo procedurë ka zgjatur derisa ai ka marrë dijeni përmes avokatit.
Top Channel