Sulm me raketa në Ukrainë, të paktën 15 të vrarë dhe mbi 100 të plagosur. Kievi përgjigjet duke shkatërruar një nga objektet më të rëndësishme ushtarake ruse
Autoritetet meksikane kanë bërë të mundur identifikimin dhe më pas arrestimin e një çifti që dyshohet se rrëmbeu një vajzë 7-vjeçare, e cila u gjet e vdekur brenda një qese të mbushur me plehra fundjavën që lamë pas.
Dinamika e ngjarjes është zbardhur nga një video e sekuestruar nga policia. Në të shihet rrëmbyesja Gladis Giovana Cruz Hernandez, e cila shfaqet duke mbajtur në duar 7-vjeçaren Fátima Cecilia Aldrighett, shumë pranë ambienteve të shkollës, vendi ku e mitura humbi dhe kontaktin me të afërmit.
Dyshohet se pasi kreu rrëmbimin Gladis ia dorëzojë vajzën të dashurit të saj, Mario Alberto Reyes Nájera, i cili në momentin që vogëlushja hyri në ambientet e apartamentit të tij, ai e përdhunoi. Ulises Lara López, një zëdhënëse e prokurorisë u shpreh se gjatë kontrollit në apartament, u gjetën shumë njolla gishtash dhe dokumente personale që i përkisnin të dyshuarve. Po ashtu në apartament janë parë gjurmë gjaku dhe rroba të gjakosura dhe të shqyera që dyshohet se i përkisnin Fátima-s.
Trupi i pajetë i vogëlushes u gjet pak orë pasi u rrëmbye në një qese mbeturinash plastike në lagjen, Tlahuac të Mexico-s. Një video e siguruar nga kamerat e sigurisë u shpërndanë me shpejtësi në të gjitha mediat lokale. Pikërisht pas kësaj, çifti vendosi që të braktisë apartamentin dhe të tentojnë të arratiset, por tentativa dështoi pasi ata u arrestuan nga autoritetet policore.
Gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit, Mario Alberto Reyes Nájera, është shprehur se fillimisht e ka përdhunuar vajzën, më pas e ka goditur disa herë me thikë, për ta gjymtuar dhe ndarë trupin e vogëlushes më pas në disa pjesë. Mediat lokale shkruajnë se qindra miq dhe anëtarë të familjes u mblodhën të martën (18.02.2020) për t‘i dhënë lamtumirën e tyre të Fundit Fátima-s, para se arkivoli i saj i vogël të varrosej në një varrezë lokale.
Top Channel