Një i ri indian i pasionuar pas sporteve të rrezikshme, vendosi që të zbriste nga një tren, teksa ky i fundit ishte duke ecur me shpejtësi.
Në videon e bërë virale shihet i riu, i cili është kapur në shufrën metalike në pjesën anësore të trenit (shërben si mbajtëse për të hipur pasagjerët) dhe përpiqet të gjejë momentin e duhur për të zbritur. Ndërkohë në një moment ai humbet kontrollin si rezultat i shpejtësisë dhe përpiqet me vështirësi që të rivendosë përsëri ekuilibrin.
Tentativa e tij dështoi pasi në atë moment i riu bie dhe koka i humbet nën shina. Pasagjerët mbetën të shokuar nga ky veprim dhe nga këndi i rrëzimit. Megjithatë djali fatmirësisht arrin të shpëtojë pa lëndime dhe në video shfaqet duke qeshur dhe u tund dorën udhëtarëve, për t’u treguar se është mirë.
Top Channel